Dërgesa dhe pagesa

Dërgojmë vetëm brenda Kosovës, në të 38 komunat, me postë.

Dërgesa në shtëpi

Vlera e porosisëKostoja e dërgesës
Nën 100 €3 €
100 € e lartFalas
  • Kostoja shfaqet në shportë para se ta bëni porosinë.
  • Afati është zakonisht 1 deri 3 ditë pune. Në çdo rast, porosia ju arrin jo më vonë se 30 ditë, siç e kërkon ligji.
  • Numri i telefonit nevojitet që posta t’ju kontaktojë për dorëzimin.
  • Kur e merrni pakon, kontrollojeni para postierit. Nëse duket e dëmtuar, mund ta refuzoni, ose na shkruani menjëherë me foto te [email protected].
  • Nëse nuk keni paguar me kartelë, paguani me para në dorë te postieri. Kuponi fiskal është në pako.

Pagesa

  • Pranojmë pagesë me kartelë bankare këtu në faqe ose me para në dorë te postieri.
  • Firmat me «Faturo për biznesin» mund të paguajnë edhe me transfer bankar sipas profaturës. Porositë e firmave nga 300 € e lart nuk paguhen me para në dorë.
  • Me kartelë paguani në faqen e sigurt të TEB-it (3D Secure): ne nuk e shohim numrin e kartelës. Me kartelën e kreditit Starcard të TEB-it mund ta ndani pagesën në 2 deri 6 këste mujore, pa interes dhe pa kosto shtesë. Kur anulohet një porosi e paguar me kartelë, paratë kthehen në të njëjtën kartelë.
  • Çmimet përfshijnë TVSH-në.