Kushtet e blerjes

Këto kushte vlejnë për çdo blerje në dyqanin online të UNIMIKS. Duke bërë një porosi, ju i pranoni. Ato mbështeten në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

1. Kush jemi

  • Shitësi: Unimiks L.L.C., me emrin tregtar UNIMIKS
  • NUI: 812124808
  • Adresa: Rruga Rexhep Bislimi, 70000 Ferizaj, Kosovë
  • Email: [email protected]
  • Telefoni: +383 48 575 000
  • Dyqani në Ferizaj punon e hënë–e shtunë nga ora 08:00 deri në 22:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.
  • Dyqani në Prishtinë, Magjistralja Ferizaj–Prishtinë, Çagllavicë, punon çdo ditë nga ora 09:00 deri në 22:00.

2. Produktet dhe çmimet

  • Përshkrimi, fotot dhe çmimi i çdo produkti janë në faqen e produktit.
  • Çmimet janë në euro dhe përfshijnë TVSH-në.
  • Kostoja e dërgesës shtohet veçmas dhe e shihni në shportë para se ta bëni porosinë.
  • Vlen çmimi që shfaqet në momentin e porosisë.
  • Në faqe shfaqen vetëm produktet që i kemi në stok. Nëse megjithatë një produkt mungon, ju lajmërojmë dhe atë pjesë e anulojmë pa asnjë kosto për ju.

3. Si bëhet porosia

  1. Shtoni produktet në shportë dhe shtypni “Vazhdo”. Ose, te faqja e produktit, shtypni “Blej menjëherë”: produkti shtohet në shportë dhe kaloni direkt te faqja e porosisë.
  2. Shkruani emrin, numrin e telefonit dhe adresën e dërgesës.
  3. Kontrolloni produktet, çmimin dhe koston e dërgesës, pastaj shtypni “Konfirmo blerjen”. Me këtë hap porosia ju detyron ta paguani.
  4. Menjëherë pas porosisë ju dërgojmë një email me përmbledhjen e saj. Me këtë email porosia është e pranuar.

Dërgojmë vetëm brenda Kosovës.

4. Pagesa

  • Me kartelë debiti ose krediti (Visa ose Mastercard) nga çdo bankë, këtu në faqe, në faqen e sigurt të TEB-it (3D Secure). Me kartelën e kreditit Starcard të TEB-it mund ta ndani pagesën në 2 deri 6 këste mujore, pa interes dhe pa kosto shtesë.
  • Me para në dorë te postieri, kur e merrni pakon.
  • Firmat me «Faturo për biznesin» mund të paguajnë edhe me transfer bankar sipas profaturës. Porositë e firmave nga 300 € e lart nuk paguhen me para në dorë.
  • Për çdo porosi lëshojmë kupon fiskal dhe e gjeni në pako.

5. Dërgesa

Dërgojmë me postë në të gjithë Kosovën. Dërgesa kushton 3 € dhe është falas për porositë prej 100 € e lart. Afati është zakonisht 1 deri 3 ditë pune, e në çdo rast jo më shumë se 30 ditë. Të gjitha detajet janë te faqja Dërgesa dhe pagesa.

6. E drejta e tërheqjes

Keni 14 ditë nga dita kur e merrni porosinë për t’u tërhequr nga blerja, pa dhënë arsye. Ju kthejmë të gjitha pagesat, përfshirë koston e dërgesës standarde. Produkti duhet të kthehet në gjendjen si e keni marrë. Nëse kthehet i dëmtuar, i keqpërdorur ose pa paketimin origjinal, zbresim vlerën që ka humbur, deri në çmimin e plotë. Si bëhet kjo, shihni te faqja Kthimet dhe ndërrimi.

7. Garancia

UNIMIKS nuk jep garanci për produktet. Kur produkti ka pasur defekt që kur e keni marrë, vlejnë vetëm të drejtat që jua jep ligji, siç shpjegohet te faqja Kthimet dhe ndërrimi.

8. Ankesat

  • Ankesën mund ta dërgoni me email te [email protected] ose ta dorëzoni me shkrim në njërin nga dyqanet tona.
  • Ju përgjigjemi me shkrim brenda 15 ditëve nga marrja e ankesës, me propozimin tonë për zgjidhje.

9. Të dhënat personale

Të dhënat që na jepni i përdorim për porosinë tuaj. Si i ruajmë dhe kujt ia japim, e shihni te faqja Politika e privatësisë.

10. Ndryshimet dhe ligji

  • Për çdo porosi vlejnë kushtet që ishin në fuqi në ditën e porosisë.
  • Për këto kushte zbatohet ligji i Republikës së Kosovës. Mosmarrëveshjet përpiqemi t’i zgjidhim me marrëveshje, përndryshe vendos gjykata kompetente në Kosovë.

Në fuqi nga: 24.11.2026